Frekuentimi është gjithmonë në rritje. Biblioteka është e hapur gjithë ditën. Ka një sallë leximi shumë komode, me kushte shumë të mira. Fondi i librave është ‘Fond i hapur’, që do të thotë që studenti e prek vetë librin me dorë, kërkon vetë në raft. Kjo e bën akoma më të lehtë shfrytëzimin e librave dhe revistave, i jep më shumë komunikim lexuesit me librat.
Studentët janë më shumë të interesuar për literaturën shkencore, të degëve që studiojnë. Janë të interesuar edhe për përdorimin e internetit. Më së shumti kërkohen tekstet e lëndëve përkatëse si dhe literatura ndihmëse, për dobinë e së cilës ka një ndërgjegjësim në rritje.
Aksesi ne Biblotekë:
Biblioteka e Universitetit “Kristal” funksionon si pjesë përbërëse e këtij universiteti. Shërbimi bibliotekar kryhet prej punonjësve të caktuar posaçërisht dhe ofrohet vetëm për stafin akademik dhe studentët.
- Shërbimi bibliotekar ofrohet dhjetë orë në ditë nga ora 9.00 deri në 19.00.
- Për çdo përdorues mbahet një kartelë personale.
- Para anëtarësimit përdoruesi njihet me rregullat e shfrytëzimit të koleksionit bibliotekar dhe, nëse është dakord, nënshkruan.
- Materialet bibliotekare mund të përdoren në mjedisin e bibliotekës, por edhe mund të huazohen për t’u përdorur jashtë saj kundrejt firmosjes së kartelës nga përdoruesi.
Mos respektimi i rregullave të vendosura për mënyrat e përdorimit të librave shoqërohet me saksionet përkatëse
- Për mosrespektim të afatit të kthimit të materialeve bibliotekare për çdo ditë vonese zbatohet një gjobë prej 30 lekë.
- Në rast humbje ose dëmtimi të materialeve që i bën ato të papërdorshme zbatohet një gjobë në masën 3 herë çmimi i librit.
- Punonjësi i bibliotekës paraqet kërkesën për ekzekutimin e gjobës në zyrën e financës.
Në raste të veçanta mund të zbatohet parimi i bibliotekës ambulante sipas të cilit mund të bëhet kalimi i përkohshëm i një numri librash (jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 tituj) pranë departamenteve, kur kjo shihet e arsyeshme dhe autorizohet me shkrim nga ana e Rektorit, për periudha kohore relativisht të gjata, por gjithmonë jo më shumë se 3 muaj.




