Biblioteka e Universitetit “Kristal” ka në fondin e vetë libra në gjuhën shqipe, në anglisht dhe më pak në italisht. Librat ne gjuhën shqipe janë të inventarizuar e të ndarë sipas fushave që ato trajtojnë. Konkretisht:
Për degën e ekonomisë librat mbulojnë pothuaj të gjitha fushat: menaxhim, drejtim marketingu, paraja dhe aktiviteti ekonomik, strategji marketingu, sjellje organizative, drejtim financiar ndërkombëtar, ndërtime financiare, leksione të statistikës, analiza të pasqyrave financiare, produktiviteti dhe menaxhimi, makroekonomia, mikroekonomia etj. Është një prej fondeve më të shfrytëzuara
Në këtë kategori vlen të përmendim autorët si mëposhtë: Suzana Panariti, Shyqyri Llaci, Xheladin Shatku, Halit Xhafa, Bardhyl Çeku, Edlira Luçi, Liljana Elmazi, Baki Berberi, etj. Gjithashtu përmendim dhe autor të huaj të përkthyer në shqip: Robert Stivenson, Jeff Madura, Terli Mings, Giovani Girone, Salvemini, John Kenneth Galbaraith, Josef broëer, Jeffry Archer, Keynes, Mario Leccisotti, Paul Heyne, Kilford Bombek, John Mottock
Përsa i takon degës së drejtësisë është ndër më të pasurat dhe, për dallim nga degët e tjera, një pjesë e autorëve të këtyre librave janë edhe pedagogë të këtij universiteti. Edhe në këtë fushë fondi i kësaj biblioteke mbulon pothuaj të gjitha lëndët që jepen këtu: e drejtë civile, e drejtë penale, e drejta romake, e drejta familjare, e drejtë publike, politika ndëshkimore, kodet, histori e institucioneve, konventa europiane, komentare, mbrojtja juridike e pasurisë, e drejta administrative, legjislacioni shqiptar, krimi i organizua, bibliografi e akteve ligjore, kriminalogji, psikiatri ligjore, legjislacioni i tatimeve dhe taksave, etj.
Kohëve të fundit biblioteka është pasuruar edhe me një sasi të konsiderueshme librash juridike në gjuhën gjermane. Ato përfshijnë të gjitha fushat: civile, penale, administrative, trashëgimore, ekonomike, kode te arealit gjerman, po edhe trajtime teorike. Ndër autorët të huaj dhe vendas përmendim: Ismet Elezi, Rustem Gjata, Arta Mandra, Zamir Poda, Vasilika Hysi, Emir Dobjani, Arben Puto, Rexhep Gashi, Bajram Yzeiri, Luan Omari, Nazim Shtino, Krenar Loloçi,etj. Si dhe autorë të huaj: Karel Novocki, Tomas Hobes, Adam Smith, John Lock, Carlo Guerini, MonteskjeGiani Santori, Klod Lëfer, Dan Redford, Ruso, Erhard Busek, Albin, Gianni Vattimo, UNICEF, Imholy, Herbert Spenser etj.
Psikologjia përfshin tema nga më të larmishmet: psikologji edukimi, psikoterapi, psikologji sociale, psikologji konjitive, vullnetarizmi shumëfunksional i shoqërisë, personaliteti dhe çrregullimet e tij, psikologji analitike, mbi psikikën njerëzore, tipat psikologjik, psikanaliza e artit dhe letërsisë, psikologjia dhe besimi, psikologjia dhe feja, neuropsikologjia, burimet e moralit dhe fesë, etj. Në fondin e Bibliotekës ka mjaf libra nga autorë shqiptar dhe të huaj si mëposhtë: Adem Tamo, Zenel Orhani, Zyhdi Dervishi, Nazim Shtino, Zenel Orhani, Erih From, Karl Jung, Zigismund Frojd, Jose Ortega, Robert Gil, Fransua Dolto, Ralf Darendorf, Henri Bergson, Zhan Pjazhe, Marko Aurelio, Maks Weber, etj.
Filozofia është e përfaqësuar në mënyrë mjaft të kënaqshme. Këtu mund të gjenden pothuaj të gjitha përkthimet në gjuhën shqipe: Niçe, Hegel, Frojd, Hajdeger, Rudolf Steiner, Ralf Emerson, Erich From, Emanuel kant, Blez Paskal, Karl Poper, Martin Hajdeger, Alfred Adler, Benedetto Croce, Bertrand Rasell, Artur Schopenhauer, Samuel Strumpf, Soren Kierkegard, Alain de Botton, Seneka, David Hume , etj.
Në degët mjekësore, ku përfshihen infermieria, stomatologjia dhe farmacia, librat dhe periodikët në gjuhë të huaj janë krahasimisht më të shumtë dhe bashkë me ato në gjuhën shqipe mbulojnë: pediatrinë, farmakologjinë, histologji, diagnostikë, urgjenca mjekësore, epidemologjia, kirurgjia digjestive, terapia intensive në pediatri, reanimacion e patologji, farmakologji mjekësore, manual medikamentesh, atllas të punëve praktike, barnat antidepresiv, formular terapeutik, biologji qelizore dhe molekulare, biofizikë, botanikë, etj. Përsa i përket autorëve mund të përmendim: Marenglen Spiro, Skender Durrësi, Murat Xhulaj – Lefter Kashta, Tefta Rexha, Vuksan Kola, Hektor Loloçi, Lame Koçi, Kristaq Tolli, Andrea Gudha, P. Lechat, Roger Coujard, Lüllmann Rohr-Hein, Charles Mortimer, M. Coulon, Eric heine, P. Gauthier - Lafay, F.T. Doubal, R.D. Semkov, Charles H. Hemekens, P. Boissel, A. Bourrillon, J. Poirrier, L. Perlemuther, etj.
Krahas sa sipër, në bibliotekë ka edhe një fond jashtëzakonisht të pasur në anglisht e italisht revistash që mbulojnë onkologjinë, sëmundjet e mushkërive, zemrës, tensionit, neurologjinë, sëmundjet infektive, nefrologjinë, imunitetin etj.
Nuk mungon në Bibliotekën e Universitetit Kristal dhe sektori i letërsisë që kënaq interesat e gjëra të lexuesve, përfshin si letërsinë kombëtare ashtu dhe atë të huaj. Në këtë kategori përmendim: Fishta, Naimi, Migjeni, Çajupi, Kadare, Agolli, Koliqi, Camaj, Bulka, Qosja, Kongoli, Duka, Lera, Koreshi, Gami, Godo, Kuteli, Mato, Hakiu, Buxheli, Mustafaj, Trebeshina, Zllami, si dhe autorë të huaj Shekspir, Drajzer, Karakasiqi, Meg Kabot, Wilmur Smith, Krispi, Gi de Mopasan, Dyma, Xhojs, Bajron, Dan Brawn, Benekos, Montaneli, Hygo, Kafka, Dostojevski, Kazanzaqi, Kortazar, Pushkin, Bodeler, Cvajg. Kjo Bibliotekë ofron mundësinë për gjetjen e literaturës në gjuhë të huaj si p.sh, Dikens (me një numër të madh romanesh), Thomas Mann (ditari – në original), Kafka (gjermanisht), Cronin, Rene Havard, James B. Donavan, Robert Murphy, Dick Francis, Bernard Cornwell, DougWarner, James patisson, John Burke, Nicholas Evans, Daniel Thomas, Jackie Collins, Catherine Cookson, Judith Michael etj.
Në Bibliotekë vijnë rregullisht sipas abonimit edhe gazetat si: Shqip, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Metropol, Standart dhe Panorama si dhe revistat “Foreign Affaires” dhe “The economist”.




