labanalizafarmacetuike

QENDRA E ANALIZAVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE

 

QSF (Qëndra Studimore Farmaceutike) e ndërtuar në vitin 2009, është e përbërë nga dy njësi: Laboratori i Analizave Kimike dhe Kontrollit të Barnave si dhe nga Laboratori Eksperimental i Teknologjisë Farmaceutike. QSF disponon të gjitha ambientet e nevojshme për kryerjen e seancave didaktike dhe kërkimeve shkencore nga ana e stafit pedagogjik. QSF me një kapacitet prej 100 studentësh ofron kushte optimale duke filluar që nga ndriçimi, ventilimi i ambienteve, të cilat janë ndërtuar sipas standarteve që përcakton edhe Norma Ndërkombëtare e Akreditimit për Cilësinë ISO 9001:2005 (edhe pse nuk është e akredituar me këtë normë). Çdo laborator është i pajisur me sistem dedektues të zjarrit dhe të gazit gjithashtu edhe me indikacionet e nevojshme për proçedurat që duhen të ndiqen në rast evakuimi të ambienteve.

Studentet e Farmacisë, gjatë karrierës së tyre universitare, gërshetojnë njohuritë e marra në auditor me  seanca praktike laboratorike, ku u jepet mundësia të punojnë me aparatura analitike bashkohore dhe të cilësisë së lartë.

Studentët e vitit të II-të; të III-të dhe vitit të IV-të, sipas programit akademik, aplikojnë informacionet e marra në leksione, në fushat si:

  • Kimia Farmaceutike ku njihen me proçedurat dhe normat Farmakopeale të kontrollit të cilësisë dhe kontrollit sasior të barnave të cilat qarkullojnë në treg.
  • Farmakognozia ku merren me ekstraktimin e substancave fitokimike me aktivitet farmakologjik në organizmin human.
  • Teknologjia Farmaceutike ku merren me përgatitje galenike të pomadave, kremave, shurupeve, suposteve, tabletave, kapsulave të forta, etj.
  • Toksikologjia ku studentët aplikojnë metodologji standarde për identifikimin e drograve të rënda dhe të lehta, të substancave toksike për organizmin human. Këto prova kryen në materiale bio si psh: gjaku, urina, etj.

Për studentët e vitit të V-të, QSF ofron kushtet për kryerjen e diplomave eksperimentale, ku studentët angazhohen në punët kërkimore të stafit pedagogjik.

Falë kushteve dhe aparaturave të cilat disponon QSF, pedagogët e Departamentit të Farmacisë kanë kryer disa studime, të cilat i kanë referuar në konferenca brenda dhe jashtë vendit (Shqipëri, Maqedoni, Poloni dhe së shpejti priten edhe publikime të reja). Të gjitha këto publikime dhe prezantime në konferenca dhe revista mbajnë dhe  emrin e Universitetit Kristal.

Ambientet dhe aparaturat e QSF, janë të hapura edhe për persona ose institucione, që kanë nevojë për aparaturat e QSF.

QSF dispon aparatura si:  

  • Dissolution Test (VARIAN VK 7000)  
  • HPLC ( VARIAN 920-LC)  
  • GC ( VARIAN 430-GC)  
  • Spektrofotometër UV-VIS (ANALYTIK JENA Specoder 40)  
  • Spektrofotometër IR  
  • Evaporator  
  • Granulator me Shtrat të Lëngët  
  • Tabletues  
  • Mulli Vibracional  
  • Mishelator  
  • Sistem Sitash  
  • Emulsionator

QSF (Qëndra Studimore Farmaceutike) e kompletuar me aparaturat e sipërpërmendura, përdoret kryesisht për seancat didaktike. Njëkohësisht pedagogët e Departamentit të Farmacisë kanë kryer disa studime, të cilat i kanë referuar edhe në konferenca brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu disa antarë të stafit kanë kryer edhe mbrojtjen e masterit (Itali dhe Maqedoni), ndërkohë një pjesë tjetër është duke kryer eksperimentet e nevojshme për punën e tyre të doktoraturës (Itali dhe Shqipëri).

Është hedhur idea nga stafi që aparaturat e pranishme pranë kësaj qëndre të vihen në dispozicion edhe të institucioneve të jashtme, të cilat nuk i disponojnë aparatuat. Kjo gjë ende nuk është bërë e mundur për një sërë arsyesh.

Gjithashtu pranë QSF ekzistoin edhe Laboratori Eksperimental i Teknologjisë Farmaceutike. Një laborator i pajisur me Granulator, Tabletues, Mishelator si dhe me Mulli Vibracional. Të gjitha këto aparatura janë mëse të mjaftueshme për studimin e formave farmaceutike dhe formulimin e tyre. Për momentin ky laborator nuk është vendosur ende në punë.


farmaceutike1

 

farmaceutike2

 

farmaceutike3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1315900018_E-Mail-64  Na Kontaktoni 

Media Partner

escort, escort bayan escort, escort bayan istanbul escort, escort istanbul eskort, escort bayan cocuk pornosu uyoz.com