Që prej themelimit të tij në vitin 2005 Universiteti Kristal, bashkëpunon me mjaft institucione të rëndësishme në vend dhe mbështetet në një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në projekte të zhvillimit profesional, në projekte donacionesh të ndryshme, gjithçka në funksion të realizimit të synimeve afatgjata të tij si Universitet, për të qënë një lider në edukimin profesional.
Sot, të gjithë ata që përfitojnë nga projektet e ALUMNI, janë drejtues dhe sipërmarrës të suksesshëm në drejtime dhe fusha të ndryshme të biznesit, të industrisë, teknologjisë dhe shkencës.
Në përgatitjen e kësaj elite, Universiteti Kristal është mirënjohës ndaj institucioneve të ndryshme me të cilat bashkëpunon, të cilat kanë dhënë mbështetjen dhe asistencën e tyre për studentët pas diplomimit, nëpërmjet donacioneve e projekteve të ndryshme në zhvillimin e karrierës dhe arritjen e suksesit profesional.




