Burimet Njerëzore

 

Për t'u punësuar në Universitetin Kristal procedohet si më poshtë:

  1. Dorëzohet kërkesa dhe CV e aplikantit nëpërmjet postës elektronike apo dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
  2. Drejtori i Burime Njerëzore përzgjedh me të përshtatshmit sipas kërkesave të paraqitura nga dekanati duke u bazuar në kriteret përkatëse të përzgjedhjes dhe përshkrimet e punës.
  3. Për përzgjedhjen e kandidaturave, fakulteti krijon Komisionin e Përzgjedhjes, të Kryesuar nga Dekani i Fakultetit përkatës, me pjesëmarrjen e 2-3 specialistë të fushës së formimit që mbulon fakulteti. Aplikimet referohen në Komision nga Drejtori i Burimeve Njerëzore, me komentet përkatëse, lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe formimin e aplikantit. Përzgjedhja kryhet me shqyrtim të dosjes dhe/ose me intervistë për secilin kandidat.
  4. Rektori vendos mbi njërën nga kandidaturat e propozuara, pavarësisht nga renditja e paraqitur.
  5. Ky vendim i përcillet Fakultetit dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
  6. Personit të përzgjedhur i komunikohet dita e nisjes së punës, përshkrimi i punës dhe paga. Si përfundim nënshkruhet kontrata dhe personi nis punën në pozicionin e ri pasi të ketë plotësuar të gjithë dokumentacionin. Kontrata firmoset nga Punëmarrësi dhe vetë Presidenti atëherë kur ky i fundit vendos.
  7. Çdo dokument i hartuar ruhet në dosjen personale të krijuar në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Kjo drejtori më pas paraqet shkresën për fillimin e marrëdhënieve financiare në Drejtorinë e Financës.

Dokumentacion i Nevojshëm për Dosjen Personale

Kandidatët e interesuar mund të adresohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore pranë Universitetit Kristal ose të dërgojnë E-Mail në This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Kandidati duhet të dorëzojë:

  • Kërkesën për Aplikim, duke specifikuar pozicionin.
  • Curriculum Vitae në gjuhën shqipe.
  • Diplomë të shkollës së lartë shoqëruar me listë notash.
  • Diplomë të studimeve master (nëse ka).
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi.
  • Deklaratë prezantuese nga eprori i tij apo punëdhënësi i fundit.
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja.
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor.
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe Kodit të Punës.
  • Fotografi 1 copë.

(Diploma universitare dhe pasuniversitare duhet të jetë fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit/kandidates).

Adresa e E-Mailit: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


1315900018_E-Mail-64  Na Kontaktoni 

Media Partner

escort, escort bayan escort, escort bayan istanbul escort, escort istanbul eskort, escort bayan uyoz.com sac ekimi fiyatlari catering sac ekim sac ekimi sac ekimi sac ekimi kebap porno sikis sikis porno izle pornolar