Burimet në ndihmë të studentëve me aftësi të kufizuara udhëhiqen nga mendimi se çdo njeri gëzon fuqi, aftësi dhe talent. Mendohet se studenti që njeh forcat e veta, i vë ato në punë për të mësuar , për t’u zhvilluar dhe fituar. Njihet fakti që studentët të cilët hyjnë në universitet nga shkollat e mesme kanë nevoja apo kërkesa të ndryshme nga ato të cilët, janë në universitet.
Shërbimet dhe akomodimet në interes të mësimit
Burimet në ndihmë të studentëve me aftësi të kufizuara ofrojnë mundësi të cilat garantojnë hapsirë për veprimtari akademike dhe shërbime në të mirë të proçesit mësimor. Këta studentët mund të përfitojnë:
- Infrastrukturë adekuate
- Paisje klase të përshtatura për këtë qëllim
- Konsultime dhe këshilla për studentë me aftësi të kufizuara
- Asistencë për regjistrim
Burimet në ndihmë të studentëve me aftësi të kufizuara ofrojnë gjithashtu shërbime të cilat të inkurajojnë për arritjen e suksesit ku mund të veçojmë, diskutime akademike të specializuara në grup, konsultime, ndihma për ecurinë në karrierë, këshilla për lëndë e formimit të pëgjithëshëm, si dhe ndihmë në lëndët me përzgjedhje. Studentët ndihmohen për të përzgjedhur lëndët kur ata kanë vështirësi.



