lehteisherbime

LEHTËSI & SHËRBIME

Universiteti Kristal zotëron 4 Godina në Kampusin e Tiranës, Kampusin në Korçë, Kampusin në Fier, Kampusin në Përmet e Kukës.

Kampusi universitar në Tiranë përbëhet nga ndërtime me ambjente moderne e komode, gjithçka e pajisur me kushtet e nevojshme për një jetë studentore sa më të kompletuar.

Së fundmi infrastrukturës moderne të Universitetit do t'i shtohet një konvikt i ri, një palestër për aktivitete sportive si edhe një Auditorium për realizimin e shfaqjeve dhe performancave, të organizuara nga studentët e Artit Skenik, të Disiplinës së Instrumenteve, Dirigjimit e Kantos në Fakultetin e Arteve.

Laboratorët e praktikës universitare janë të pajisur me teknologjinë më të fundit mjekësore, farmaceutike, stomatologjike, dhe elektronikë.

Aktualisht në kampusin e Univeristetit Kristal në Tiranë ndodhen 10 laboratorë shkencorë për zhvillimin e praktikës gjatë ciklit të studimeve në programet e studimit në Infermieri, Farmaci, Stomatologji, Inxhinieri Elektronike dhe Teknologji Informacioni.

 

Një rëndësi të veçantë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme akademike në Universitet kanë ambjente si:

Qëndrat Studimore të kërkimit dhe zhvillimit shkencor, salla konferencash, salla leksionesh të hapura etj., në  të cilat gjatë vitit bëhen pjesëmarrës studentët e Universitetit Kristal si dhe stafi akademik i Universitetit në bashkëpunim me personalitete nga Universitete jashtë vendit.

 

Konvikti i Universitetit ndodhet në krah të ndërtesës kryesore universitare, ai  ka nga një nje kapacitet prej 40  dhomash, është i pajisur me një sistem ngrohjeje 24 orë, televizor e facilitete të tjera për një jetë sa më komode dhe të kompletuar.

Në këtë konvikt mund të keni akses në internet 24 orë, hapësira për të studiuar, për të pushuar dhe për t’u argëtuar.

 

Përballë konviktit shtrihen hapësira të gjelbëruara, të cilat ofrojnë një pamje të bukur dhe shplodhëse.

Në ambjentet e Universitetit ndodhet një Bar dhe Mencë në shërbim të kërkesave të studentëve nga mëngjesi deri në darkë.

Kampusi kryesor, në të cilin ndodhen zyrat e departamenteve të secilit fakultet është i pajisur me nje sistem të kompjuterizuar informacioni, nëpërmjet të cilit studentët mund të informohen rreth planeve mësimore dhe provimet.

Universiteti Kristal ndodhet në një zonë periferike, rreth 20 minuta larg qëndrës së Tiranës dhe shumë pranë qëndrave tregtare më në zë të kryeqytetit, në këtë mënyrë studentët kanë mundësi lëvizjeje, argëtimi e shplodhjeje në çdo kohë.

Transporti i studentëve sigurohet nga vetë Universiteti nëpërmjet autobusëve të vënë në dispozicion të tyre, me lëvizje në orare të përcaktuara përgjatë ditës.


1315900018_E-Mail-64  Na Kontaktoni 

Media Partner

escort, escort bayan escort, escort bayan istanbul escort, escort istanbul eskort, escort bayan porno Sohbet Sohbet Chat mirc Chat Siteleri