kampusi

KRISTAL Kulturë

Stacioni i fundit i vizitës disa ditore në Shqipëri i aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, ishte UNIVERSITETI KRISTAL. “Jam shumë e gëzuar që e mbyll vizitën time në një universitet” - pohoi aktorja Dushku tek sa u mikprit në ambientet e UNIVERSITETIT KRISTAL nga presidenti Ahmet Muçaj , rektori Profesor Emeritus Hektor Çoçoli , Drejtorja ekzekutive Emira Spahaj dhe stafi i UK.

Ideja që në këtë universitet ka një Fakultet të Arteve, më bën të mendoj për të qenë studente në një master klas. Do kisha dëshirë që të mësoja edhe gjuhën shqipe këtu. Kështu u shpreh aktorja e famshme e Hollywood-it , tek sa rektori i UNIVERSITETIT KRISTAL Z. Çoçoli dhe Deakani i Fakultetit të Arteve Z.Arben Skënderi, e ftuan Eliza Dushkun të ndante eksperiencën e saj profesionale me artistët e rinj të talentuar, në ateliet artistike të UNIVERSITETIT KRISTAL, ftesë të cilën aktorja e ka vlerësuar dhe pritur pozitivisht.

Aktorja Hollywood-iane me origjinë shqiptare, është ndierë si në shtëpinë e saj. Ka ndarë mbresat dhe emocionet e vizitës së saj në vendin e të parëve, duke përcjellë një ndjeshmëri të lartë dhe krenari për misionin e saj , si një promovuese e vlerave të Shqipërisë përmes filmit dokumentar. Tek sa mbante në dorë pasaportë shqiptare dhe atë amerikane, ka premtuar se do të kthehet përsëri .

1315900018_E-Mail-64  Na Kontaktoni 

Media Partner