Forumi Studentor “ Miqtë e Shkencës” i UNIVERSITETIT KRISTAL, në bashkëpunim me organizatën jo fitimprurëse “ Rinia Studentore” zhvilluan në ambientet e UNIVERSITETIT KRISTAL “ Kampionatin e Debatit” rreth 30 temave që janë sot në fokus të debatit të analistëve, si “ Vendosja e një limiti për Shumën e Shpenzuar Gjatë Fushatave Elektorale, Efektet e Emigracionit, Media si Faktor i Rritjes së Kriminalitetit”, etj.
Rreth 36 pjesëmarrës nga UNIVERSITETI KRISTAL, UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANES, Fakulteti Juridik, dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në UNIVERSITETIN e TIRANES, UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU në Durrës, ishin pjesë e “Kampionatit të Debatit”.
Të organizuar në 12 Ekipe në mënyre rastësore, me nga tre persona secili ekip, për tre ditë me radhë debati u fokusua në tema të nxehta që prekin realitetin dhe sfidat politike sociale dhe ekonomike në Shqipëri . Ekipet u pëballë në 2 grupe me nga 3 përfaqsues secili grup, në panelet pro dhe kundër.
Dy ekipet që u renditën të parat në grup, u kualifikuan për fazën gjysëmfinale duke debatuar rreth temave “ Taksa e Sheshtë apo Progresive, si dhe Presidenti Konsensual apo Politik “.
Pas 4 raundesh dolën edhe çifti finalist, ekipi i parë me studentët Ledian Halilaj, Enita Veli, Xhino Sinani, dhe ekipi i dytë me Elidona Lamnica, Edison Halili, Hysni Cupi, nga Universitetet KRISTAL, Fakulteti Juridik i Tiranës, dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Një raund zgjati 18 minuta, përkatesisht nga 9 minuta çdo ekip, ku çdo pjesmarrësi i takoi koha prej 3 minutash.
Raundi final zgjati 60 minuta rreth temës “Shqipëria – Integrim apo Zhvillim”. Ai u konceptua në skemën e një debati të drejtuar nga një moderator. Grupi i vlerësimit prej 5 studentësh ndoqi çdo etapë duke dhënë vlerësim për çdo pjesmarrës.
Juria e përbërë nga përfaqësues të organizatës “Rinia Studentore” me seli në Tiranë dhe forumi studentor i UNIVERSITETIT KRISTAL “Miqtë e Shkencës “ vlerësoi pjesmarrësit me çertifikatë në mbyllje të “Kampionatit të Debatit”.



