Për tre ditë rrjesht UNIVERSITETIN KRISTAL priti në Ditë të Hapura maturantë të shkollave të mesme të kryeqytetit dhe të interesuar të tjerë.
Ditë të Hapura synon të informojë studentët në prag të vendimit të tyre për studimet akademike, si dhe prindërit e tyre , për mundësitë që ofrohen në UNIVERSITETIN KRISTAL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastrukturën e fakulteteve, teknologjinë informatike, laboratorët, kushtet akomoduese , si dhe ambientet me karakter social që ndodhen në ambientet e kampusit.
Për nxënësit e shkollave Petro Nini Luarasi, Ismail Qemali, Qemal Stafa, Sadik Staveleci, Rektori i UNIEVRSITETIT KRISTA, Prof i Asc. Dr. Skënder Kërçuku rezervoi një pritje të ngrohtë dhe i siguroi ata se UNIVERSITETI KRISTAL i ka dyert e hapura për çdo të ri që kërkon të eci në rrugën e dijes dhe të zhvillimit përmes studimeve akademike.
Nga ana e tyre Dekanë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Inxhinierisë, të Ekonomisë, të Juridikut dhe Shkencave Sociale, pëfaqsues të departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë, prezantuan programet studimore dhe gjithshka që këto fakultete ofrojnë pë studentët e ardhshëm.
Gjatë turit të tyre në kampusin e UNIVERSITETIT KRISTAL maturantët u ndalën dhe ndanë kuriozitetin e tyre me pedagogë në 15 laboratorë të farmacisë, infermierisë dhe stomatologjisë, në Qendrat Kërkimore të Inxhinierisë, Ekonomisë. Vëmendje të veçantë tërhoqi bibloteka KRISTAL me fondin e saj prej rreth 20.000 botimesh.
Surprizë ishte vizita që maturantë bënë në skenën e re të Teatrit KRISTAL, e cila është në përfundim. Studentë të Fakultetit të Arteve shkëmbyen diskutime në ateliet e tyre artistike me nxënësit e interesuar për fushat e artit që studiohen në Fakultetin e Arteve.



