Fakulteti i Shkencave Politike, Departamenti i Shkencave te Komunikimit organizoi takimin 3-ditor me temë: "Teoritë e Komunikimit", ku i ftuar ishte lektori Francez, Prof. Michel Bourse, Nante, Francë. Prof. Michel Bourse, paraqiti disa teori bashkohore që i përgjigjen sot shkencave të komunikacionit, duke shpalosur disa teori personaliteteve të njohura të botës së sociologjisë, filosofisë dhe duke vënë theksin në rëndësinë që përbën sot komunikimi në shoqërinë njerëzore sidomos me zhvillimin e teknologjive të reja të cilat sollën si pasojë edhe skema dhe mënyra të reja komunikimi duke bërë që shkencat e komuniukimit të jenë sot një objekt studimi nga shumë fusha të shkencave njerëzore.



