Fakulteti i Shkencave Politike, Departamenti i Psikologjisë organizoi të martën, Dt. 21 Prill 2009, takimin me temë: "Programet e Usaid-It në Shqiperi , Anti Trafikimi".
E Ftuar: Znj. Kelly Cronen
"Trafikimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Mesdheu dhe Be" - Dr. Proc. Olsi Baze
E ftuara e USAID-it znj. Kelly Conen prezantoi Usaid-in, ku foli mbi politikat e Antitrafikimit të Usaid-it, gjithashtu edhe mbi nevojën e një legjislacioni të posaçëm në mbrojtje të viktimave të Trafikimit.
Lektori Olsi BAZE vuri theksin mbi rëndësinë që ka lufta kundër trafikimit, si një problem "interetatik", midis shteteve, sidomos në pellgun e Mesdheut, si dhe mbi përparimet që ka bërë Shqipëria në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ai vlerësoi në këtë takim gjithashtu edhe miratimin e kuadrit ligjor nga ana e qeverisë, që ka si për qëllim eliminimin e këtij problemi social.



