Ditën e Mërkurë datë 14 prill, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Universitetit Kristal Z.Olsi Baze, priti në ambientet e Universitetit një delegacion të Qeverisë Studentore Europiane të përbërë nga studentë të Universiteteve të ndryshme europiane.
Në këtë takim merrnin pjesë Z. Elton Musa, drejtues I qeverisë studentore pranë Universitetit Kristal, dhe përfaqësues të Qeverisë Studentore të Shqipërisë.
Z. Baze ju bëri vizitorëve një ekspoze mbi Universitetin Kristal, bashkëpunimet me Universitetet e huaja dhe mbi programet dhe degët e studimit në Universitet. Një nga pikat kryesore që u diskutua në takim ishte roli dhe mënyra e funksionimit të Qeverisë Studentore në Universitetin Kristal.
Drejtori i Marrëdhënive me Jashtë nënvizoi rëndësinë që ka Qeveria Studentore dhe vetë studentët në jetën universitare. Theksi u vu tek mënyra transparente e përfaqësimit të senatorëve studentë në të gjithë instancat e Universitetit për të përzgjedhur përfaqësusesit studentorë si një element tejet i rëndësishëm për demokracinë e brendshme të Universitetit. Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë që duhet të kënë studentët për të krijuar shoqata ose grupe brenda universitetit që të pasurojnë jetën artistike dhe kulturore.
Kryetari I Qeverisë studentore, Z.Elton Musa nga ana e tij i njohu të ftuarit me modalitete, mënyrën e zgjedhjes e funksionimit të Qeverisë Studentore si edhe për rëndësinë e rolin që luajnë të zgjedhurit studentë në dialogun midis studentëve dhe profesorëve për të përfaqësuar të drejtat e tyre brenda institucionit të Universitetit.
Vizita e studentëve Europianë vijoi me një takim me Rektorin e Universitetit z. Marenglen Spiro, i cili i njohu studentët me të gjitha programet akademike të akredituara të Universitetit Kristal si edhe ato që do të akreditohen së shpejti.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e Qeverisë Studentore Europiane u shprehën mjaft të kënaqur nga vizita e tyre në Universitetin Kristal dhe nga kontakti me studentë dhe drejtues të Universitetit. Delegacioni vlerësoi Universitetin për punën e bërë në drejtim të përfaqësimit të studentëve ne vendimarrje dhe adresuan komplimentet më të mira për cilësinë dhe ambientet e Universitetit Kristal.



