Universiteti “KRISTAL” në zbatim të Ligjit të Arsimit të Lartë Nr.9741 datë 21.05.2007 i ndryshuar, në lidhje me detyrimin ligjor të studenteve të ciklit të dytë të studimeve për t’u pajisur me dëshminë e gjuhës Angleze sipas testeve të njohura ndërkombëtare sqaron studentët se :
1. Detyrimin për t’iu nënshtruar provimit e kanë të gjithë ata studentë të ciklit të dytë, që janë regjistruar dhe kanë filluar studimet në vitin akademike 2010-2011 dhe në vazhdim.
2. UNIVERSITETI KRISTAL është përgjegjës para ligjit për plotësimin e këtij detyrimi nga studentët, përpara se studentëve t’u lëshohet diploma.
Për të qenë sa më afër kërkesave të studenteve UNIVERSITETI KRISTAL ka kontaktuar dhe ka vendosur bashkëpunim institucional me Qendrën e Testimit dhe të Regjistrimit, ETC Global Bv. Testet TOEFL dhe TOEIC do të ofrohen nga ETS Global Bv. Informacioni mund të merret në Qendrën e Testimit dhe të Regjistrimit. www.sta-edu.com, Këto dy teste me qëllim lehtësimin e studentëve në përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, do të zhvillohen në ambientet e UNIVERSITETIT KRISTAL.)
Studentët e UNIVERSITETIT KRISTAL kanë mundësi ta kryejnë testimin në mjediset e UNIVERSITETIT KRISTAL.
Regjistrimi, data, shpërndarja dhe korrigjimi i testeve do të organizohet nga Qendra e Testimi dhe e Regjistrimit, ETS Global Bv, i cili është autoriteti përkatës që do të ofrojë të gjithë informacionin e nevojshëm sqarues në lidhje me këtë testim.
Në zbatim të kësaj detyre, UNIVERSITETI KRISTAL, Dekanatet dhe Departamentet përkatëse do të ndërgjegjësojnë studentët për të realizuar këtë detyrim ligjor të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës .
Për më shumë informacion kontaktoni Zyrën e Informacionit pranë Universitetit Kristal, Godina A ose në nr 00355 42 407 225.



